E duan edhe konviktin numër 8

Kosova

E duan edhe konviktin numër 8

Më: 25 maj 2015 Në ora: 13:55

Komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë e Teknologji ka vizituar të hënën Qendrën Studentore ku zhvilluan takime me drejtorin e kësaj qendre, Fatmir Sfishta.
Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani bëri me dije se drejtori i qendrës studentore, Fatmir Sfishta i ka kërkuar atij që në cilësinë e deputetit si dhe kryetarit të komisionit ta dërgojë në Kuvend kërkesën për ndërtimin e konviktit numër tetë i cili do të pranonte rreth 800 studentë, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu anëtarë të komisionit në fjalë vizituan edhe konviktet e tjera që ndodhen në oborrin e kësaj qendre ku i panë për së afërmi kushtet në të cilat jetojnë studentët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat