Presidentja pajiset me punime të argjendit

Kosova

Presidentja pajiset me punime të argjendit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:06

Në zyrën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga tash e tutje do të ketë edhe punime të argjendit. Për ti blerë këto punime, Presidenca e Kosovës do t’i shpenzojë 2 mijë e 520 euro.

Tenderin “Furnizim me punime nga argjendi”, siç njoftohet në KRPP e ka fituar kompania “Koci Gallery”. Derisa në garë për këtë tender kanë qenë tri kompani.

Presidenca dhe kompania fituese kontratën e këtij tenderi do ta nënshkruajnë më 25.05.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat