Diplomojnë kandidatët e Institutit Gjyqësor

Kosova

Diplomojnë kandidatët e Institutit Gjyqësor

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:25

Instituti Gjyqësor i Kosovës organizon sot ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të Programit për Trajnimin Fillestar.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar etj.

Ceremonia do të mbahet në hotel “Emerald” në Prishtinë, me fillim në orën 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat