Maliqi: Gjykata Speciale, punë e kryer

Kosova

Maliqi: Gjykata Speciale, punë e kryer

Më: 25 maj 2015 Në ora: 07:10

Këtë javë Kosova do të vendosë nëse do ta themelojë vetë Gjykatën Speciale apo ketë do t’ia lë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Analisti politik Shkëlqen Maliqi mendon se themelimi i kësaj Gjykate është punë e kryer.

“Nëse nuk kalon Gjykata Speciale vetëm komplikohet puna, pasi kjo gjykatë ashtu e kështu do të bëhet. Nëse nuk e bën Kosova, e bëjnë Kombet e Bashkuara, por me kondita të tjera”, është shprehur Maliqi për Epokën e Re, duke shtuar se më mirë do të ishte që Kosova ta themelojë vetë këtë Gjykatë.

Maliqi thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga themelimi kësaj gjykate.

“Kjo nuk është aktakuzë ndaj UÇK-së e as ndaj luftës”, ka thënë Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat