Ministri Bajrami viziton Bujanocin e Preshevën

Kosova

Ministri Bajrami viziton Bujanocin e Preshevën

Më: 25 maj 2015 Në ora: 07:02

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Arsim Bajrami ashtu sic edhe ka premtuar, do të nis një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë.

Këtë vizitë ministri Bajrami e kishte premtuar në njërën nga seancat e Kuvendit, e që do e realizoj sot.

Ministri Bajrami do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.

Siç njoftoi MAShT, Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit,Jonuz Musliu, e pas kësaj do të vizitojë edhe Kumunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.

Më pas, Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.

Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat