Ish-bashkëluftëtar i Adem Jasharit – heq dorë nga lista e veteranëve (Video)

Kosova

Ish-bashkëluftëtar i Adem Jasharit – heq dorë nga lista e veteranëve (Video)

Më: 24 maj 2015 Në ora: 21:45

Duke kontestuar listat e nxjerra për veteranët e UÇK’së Ragip Jashari, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari nuk dëshiron të jetë pjesë e tyre. Ai thotë se nuk dëshiron të jetë i barabartë me ata që nuk kanë kontribuar për këtë vend.
Pasi bashkëluftëtari i komandantit legjendar i shpëtoi vdekjes, ai u bë pjesë e brigadës 141 Mehë Uka, e cila veproi në zonën e Shalës, transmeton Klan Kosova.

Por, 16 vjet pas luftës, Ragip Jashari do të ndahet nga shokët e asaj brigade.

“Nuk du të jem i barabartë me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend, edhe du me u tërhjekë s’du me hi me një thes me ta”, tha ai për Klan Kosova.

Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e listës së veteranëve, duke thënë se ka parregullsi në të.

Ish-luftëtari i UÇK'së thotë se i di emrat e atyre që janë futur në listën e veteranëve pa meritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat