Pse Jahjaga fsheh takimin me presidentin palestinez?!

Kosova

Pse Jahjaga fsheh takimin me presidentin palestinez?!

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:17

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër te Forumit Ekonomik që është mbajtur ne Jordani, krahas shumë liderëve botërorë ka takuar edhe presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.
Kështu, Jahjaga bëhet përfaqësuesja e parë nga Kosova që takon një politikan palestinez.

Sipas agjencisë së lajmeve "Saudi Press Agency" Jahjaga dhe Abbas kanë biseduar për zhvillimet ne Palestinë dhe për tema me interes të përbashkët.

Më vonë, duket se presidentja Jahjaga është bërë pishman. Zyra për Informim e Presidentes ka fshehur nga opinioni këtë takim, duke mos e përmendur në asnjë nga komunikatat që kanë lëshuar lidhur me këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat