Ministri Bajrami të hënën viziton Bujanocin e Preshevën

Kosova

Ministri Bajrami të hënën viziton Bujanocin e Preshevën

Më: 24 maj 2015 Në ora: 15:02

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshëvë, nesër (e hënë), 25 maj 2015, ku do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.

Ministri Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, z. Jonuz Musliu. Po ashtu, ministri do të vizitojë edhe Kumunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.

Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.

Një takim, ministri Bajrami do ta ketë edhe me dy deputetët shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Riza Halimi dhe z. Shaip Kamberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat