Për pesë vjet, 25 milionë euro për viza

Kosova

Për pesë vjet, 25 milionë euro për viza

Më: 24 maj 2015 Në ora: 08:09

Rreth 25 milionë euro për pesë vjetët e fundit vlerësohet se i kanë shpenzuar shtetasit e Kosovës vetëm për t’u pajisur me viza të zonës Schengen, ndonëse që nga kjo kohë qytetarët e të gjitha shteteve fqinje lëvizin pa viza në BE.

Pjesa më e madhe e këtyre janë shpenzuar për pagesë direkte për vizat në ambasadat e shteteve evropiane në Kosovë, ndërsa shuma të konsiderueshme janë shpenzuar edhe për çështje tjera të ndërlidhura me kompletimin e dokumentacionit për vizë.

Në periudhën 2010-2012 janë shpenzuar gjithsej 15 milionë euro, pasi për viza Schengen kanë aplikuar rreth 218 mijë shtetas të Kosovës, ndërsa për vitet 2013-2014 megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare, në bazë të trendit nga vitet paraprake besohet se janë shpenzuar edhe rreth 10 milionë euro të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat