​Çollaku: Eurovisioni do të jetë evropian kur të merr pjesë edhe Kosova

Kosova

​Çollaku: Eurovisioni do të jetë evropian kur të merr pjesë edhe Kosova

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:28

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se Eurovison do të jetë vërtetë evropian vetëm atëherë kur të gjithë evropianët do të mund të marrin pjesë. Siç ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook ky festival nuk ka kuptim pa Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Çollakut në Facebook:

Tani që po e përcjellim festivalin e këngës Eurovizion, të gjithë e kuptojmë të metën themelore të kësaj ngjarje evropiane. Pa Kosovën, thjeshtë pjesa e parë e emrit të këtij festivali nuk ka kuptim të plotë. Ky festival do të jetë me të vërtetë evropian vetëm atëherë kur të gjithë evropianët do të mund të marrin pjesë.

Thirrjeve dhe kërkesës nga institucionet dhe komuniteti i artistëve të Kosovës tashmë i është bashkangjitur edhe Parlamenti Evropian ku në rezolutën e fundit për Kosovën ka artikuluar kërkesën që Kosovës t'i mundësohet pjesmarrja në këtë festival. Talenti jonë kombëtar në fushën e muzikës është pa dyshim edhe thesar kulturor i gjithë Evropës, andaj e meriton që të shihet në skenë të festivaleve të tilla.

Por sonte kudo që jemi mbështesim Elhaida Danin. Prandaj, me zemër i urojmë suksese sonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat