Fisi pas Ismail Qemalit, propozon vendosjen e këtyre shtatoreve në Prishtinë

Kosova

Fisi pas Ismail Qemalit, propozon vendosjen e këtyre shtatoreve në Prishtinë

Nga: I. Jakupi Më: 23 maj 2015 Në ora: 18:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka shprehur mendimin e tij në rrjetin social Facebook për ardhjen e bustit të Ismail Qemalit në Prishtinë.
Fisi e ka vlerësuar lartë vendosjen e kësaj shtatoreje, por sipas tij në Prishtinë duhet të sillen edhe një numër i konsiderueshëm figurash patriotike e kulturore , shqiptare dhe të huaja si shenjë respekti për veprimtarinë e tyre në dobi të shqiptarëve.

Postimi i plotë

Ardhja e Ismail Qemalit në Prishtinë, përveç se është gjest i mirë, e bie një figurë që, qysh e tha dikush bukur, ma në fund nuk ka pushkë në dorë, edhe duke e çue Hasan Prishtinën në Vlorë si marrëveshje, e jep një porosi të fortë bashkimi.
Prej shtatoreve/busteve apo pllakave përkujtimore, tash Prishtinës i vyen gjithsesi një i Anton Çettës, Ali Podrimjes e edhe Rexhep Lucit, si veprimtarë të shquem në lëmitë e tyne, edhe patjetër, urgjent, i së paku një gruaje, ai i Elena Gjikës ndoshta, Edith Durham, apo kë e kishe sygjerue ti...
Por, çka mendoj se i vyen Prishtinës ma së shumti në këtë fushë, janë skulpturat ma moderne, jo doemosdo monumente, ose me ndonjë domethënie patriotike/kombëtare, por thjesht, vepra të lezeçme arti urban.
Mendimi jem, a? /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat