Veseli: Do të dëshmojmë se nuk kanë ndodhur krime dhe trafikim organesh

Kosova

Veseli: Do të dëshmojmë se nuk kanë ndodhur krime dhe trafikim organesh

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:36

Kreu i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e popullit kosovar dhe përmes Gjykatës Speciale ajo duhet të çlirohet nga hija e raportit të Dick Martyt.

Veseli, në një intervistë për “Ora News”, ka thënë se luftëtarët e UÇK-së do t’i tregojnë mbarë botës se as nuk kanë bërë trafikim organesh dhe nuk kanë vrarë popullsi civile.

I pyetur nëse ekziston mundësia që në bankën e të akuzuarve të shohim personalitete të lartë të politikës aktuale, apo dhe ish-drejtues të lartë të UÇK, Veseli nuk ka dhënë një përgjigje direkte.

“E rëndësishme në radhë të parë është që në këtë sfidë të kemi konsensusin nacional, të jemi bashkarisht. Të mos lejojmë që kjo sfidë të na ndajë mes veti. Kjo është më kryesore. E rëndësishme në këtë sfidë është që të ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare që është shumë domethënës në vetë lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë e rëndësishme është që në mënyrë dinjitoze të shkojmë në këtë proces për të dëshmuar lirinë tonë, të drejtën tonë dhe gjithsesi për të dëshmuar që në luftën e UÇK nuk ka ndodhur trafikim organesh, nuk kanë ndodhur dëmtime të civilëve që do të mund të na bënin ne të mos e ndienim veten rehat, edhe shpirtërisht” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat