​Digjitalizohet e gjithë administrata e Komunës së Gjilanit

Kosova

​Digjitalizohet e gjithë administrata e Komunës së Gjilanit

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:49

Komuna e Gjilanit ka përfunduar digjitalizimin e gjithë administratës së saj edhe sa i përket vajtjeve dhe ardhjeve të punëtorëve.

Përfundimi i këtij projekti, siç edhe citohet të ketë thënë kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, po bëhet për funksionimin sa më të mirë të të gjitha sektorëve komunale dhe se komuna po bënë punë të mirë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Haziri krejt këto i tha gjatë mbledhjes së sotme me bordin e drejtorëve.

Në takimin e bordit është diskutuar edhe për projektet e mëdha të cilat kanë nisur dhe të tjerat që do të nisin në qershor, ndërsa kreu i Komunës tha se duhet të rritet mbikëqyrja në projekte për të pasur punë sa më kualitative, sikurse edhe forcimi i disiplinës në punë.

Gjithashtu, kryetari Haziri ka kërkuar nga vartësit e tij që të bëjnë implementimin e fondit të solidaritetit për ndërtim shtëpish, meremetim, e pagesë të qirasë sipas kërkesave të qytetarëve, meqë tashmë kushtet e mira atmosferike e mundësojnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat