OVL-UÇK: Të vrarët do të varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Kosova

OVL-UÇK: Të vrarët do të varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:08

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në takim të përbashkët me familjarët dhe pas dakordimit të tyre, Dëshmorët e Kombit të rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, u vendos që të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Sipas një komunikate për media, me këtë rast, është themeluar Këshilli Organizues për përgatitjen e organizimit të ceremonies së varrimit, i cili përbëhet nga familjarët e dëshmorëve, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe personalitete të tjera.

“Këshilli Organizues është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Dëshmorit Beg Rizaj, si dhe me personalitete të Komunës së Deçanit, në mënyrë që varrimi I tij të mos bëhet ndaras nga shokët”, thuhet në komunikatën për media.

OVL e UÇK-së, ka njoftuar se Këshilli Organizues, pas kontakteve me personat përgjegjës të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka vendosur që të gjithë Dëshmorët të varrosen me datën 26.5.2015, e martë, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në orën 17.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat