Vucic kërkon zgjidhje të qëndrueshme për serbët në Kosovë

Kosova

Vucic kërkon zgjidhje të qëndrueshme për serbët në Kosovë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:33

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ak deklaruar për gazetën gjermane Die Welt se shpreson në hapjen e shpejtë të kapitujve me Bashkimin Europian.

''Serbia ka punuar e shumë vështirësi për këtë. Ne kemi përparuar në dialog me Prishtinën, ne kemi bërë reforma të dhembshme, kemi vendosur masa kursimi” , ka thënë ai, përcjell gazeta e Beogradit “Politika”

Në vërejtjen se përkundër kësaj, ende nuk është hapur asnjë kapitull dhe se po frenohet me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e me Kosovën dhe në pyetjen pse Beogradi e ka të vështirë, Vuçiq ka thënë se gjatë gjashtë muajve të fundit janë bërë marrëveshje të rëndësishme me Prishtinën, transmeton Koha.net.

Më së vështiri, sipas tij, ka qenë marrëveshja për gjyqësi dhe ajo për kompetencat gjyqësore.

Në pyetjen se çfarë është me ndikimin në veriun Kosovës dhe faktin se BE kërkon tërheqjen, Vuçiq ka thënë se është e vërtetë se kjo është ende e hapur.

''Serbia po jep çdo gjë nga për të gjetur një zgjidhej të qëndrueshme ndaj bashkësisë serbe '', ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se zgjidhje kënaqshme është ajo që asnjërën palë me të mos e bëjë të pakënaqur.

I pyetur për gatishmërinë për kompromise, Vuçqi ka thënë se bëhet fjalë për rregullimin e strukturave ligjore për financimin e komunave në Kosovë.

''Kush do të kujdeset për zbatimin e sigurisë, për shëndetësi, për pagimin e pensioneve, nëse Beogradi nuk e bënë këtë'', është pyetur Vuçiq dhe ka shtuar se Beograd tash ende po pret përgjigje nga Prishtina.

''Ne kemi përgjegjësi për serbët në Kosovë – pa garanci dhe pa kushtet kornizë të fuqishme nuk mund t’u dalim ndesha ', ka deklaruar kryeministri serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat