Kosova, anëtare e Asamblesë Parlamentare të BEJ-së

Kosova

Kosova, anëtare e Asamblesë Parlamentare të BEJ-së

Më: 23 maj 2015 Në ora: 15:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kosova është bërë anëtare e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Kjo Asamble ka zhvilluar punimet sot në Tiranë.

“Ishte një vendim konsensual i vendeve anëtare që Kosova të jetë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka thënë Veseli.

Një gjë e tillë, sipas tij, shpreh më së miri vlerësimin për progresin që ka shënuar Kosova, si dhe “vlerësimin e faktit se Kosova është një faktor i paqes, stabilitetit dhe zhvillimeve pozitive” në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat