U pastruan 86 deponi të mbeturinave

Kosova

U pastruan 86 deponi të mbeturinave

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:58

Iniciativa ”Ta pastrojmë Kosovën”, ka arritur të arritur t’i mobilizojë 42640 vullnetar në gjithë Kosovën në aksionin për heqjen e mbeturinave, duke arritur kështu që të pastrohen tetëdhjetë e gjatë deponi të mbeturinave.

Shumë qytetar në gjithë Kosovën iu kanë bashkangjitur aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, duke arritur kështu që të largohen shumë tonelata me mbeturina nga më të ndryshmet.Luan Hasanaj, koordinator i “Let’s do it Kosova”, në një konferencë për media e ka cilësuar si të suksesshme mbajtjen e kësaj fushate.

Hasanaj: Aksioni është shënuar në të gjitha komunat e Kosovës

“Paraprakisht kisha mi falënderuar të gjitha ata që e kanë ndihmuar aksionin tonë, të gjithë mbështetësit që e kanë bërë të mundur realizimin e një fushata më të vërtet të madhe që qytetaret tonë t’i bëjmë të vetëdijshëm që duhet të kujdesemi për mjedisin. Po njëkohësisht edhe institucioneve të iu tregojmë që ka qytetari aktive këtu dhe të bëhen më të përgjegjshëm në raport me politikat mjedisore, mirëpo edhe me ndërmarrjet e pastrimit që t’i kryejnë detyrat më mirë se sa që është situata reale”, tha Hasnaj.

Ai thotë se nuk i ka arritur objektivat e qind për qind për të vetmin fakt se qytetaret i kanë trajtuar si kompani pastrimi.

Hasanaj: Falënderoj qytetarët për përgjigjen pozitive

“Aksioni është shënuar në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës. Ne kemi arrit që t’i evidentojmë 42640 vullnetar, mirëpo numri i vullnetareve është shumë më i madh sepse edhe sot, që po flasim po na vinë fotografit e lokacioneve nëpër fshatra dhe në qytete të caktuara që ne nuk e kemi ditë”, tha Hasanaj.

Sipas tij, aksioni do të vazhdoi edhe ditët e ardhshme dhe deri në fund të javës që vjen do të kenë një raport për të gjitha deponitë që janë pastruar.

Hasanaj: Deponia e Arllatit është shndërruar në një rekreacion

“Vlen te përmendet pastrimi i një deponije shumë të madhe ne fshatin Allat ku janë larguar me mbi 200 kamion me mbeturina”, tha ai.

Sipas tij, qyteti i Mitrovicës ka pasur numrin më të madh të vullnetareve me 17 mijë vullnetar të mobilizuar.

Lorik Mucaj nga Green Art Center Prishtina në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë arritur që t’i kenë 6800 vullnetarë i kanë pasur në terren.

Ndërsa Zekirja Shabani- kryetar i asociacionit të gazetareve të Kosovës, e ka përshëndetur dhe përkrahur një aksion të tillë.

Shabani: Gazetarët mundohemi që ta pastrojmë Kosovën

“Mundohemi që ta pastrojmë Kosovën çdo ditë prej të këqijave që janë nga korrupsioni, prej seneve që çdo qytetarë nuk do të kishte dashur të jetonte midis tyre. Ne si asociacion kemi dashur kësaj radhe të bëjmë një kontribut të vogël si çdo qytetar tjetër i Kosovës, që raportimet e gazetarëve, anëtarë të asociacionit të gazetarëve të Kosovës të jenë në nivelin e duhur, do të thotë në aspektin profesional”, ka përfunduar Shabani.

Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” kishte për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndryshe, sipas organizatorëve fushata “Ta pastrojmë Kosovën” ka kushtuar 12 mijë euro./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat