Katër deputetë të PDK-’së kundër Gjykatës Speciale

Kosova

Katër deputetë të PDK-’së kundër Gjykatës Speciale

Më: 23 maj 2015 Në ora: 13:34

Tre deputetë aktual dhe një i larguar nga PDK-ja do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Fadil Demaku, Nait Hasani, Ganimete Musliu e Shaip Muja prite të votojnë kundër themelimit të institucionit të drejtësisë ndërkombëtare që do të merret me krimet e pretenduara të kryera nga udhëheqësit e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Në një intervistë për televizionin publik, Fadil Demaku, e ka përsëritur se vota e tij do të jetë kundër pavarësisht mundësisë për presione dhe shigjeta që do t’i drejtohen atij.

“Jam i bindur se është një padrejtësi shumë e madhe që na është bërë dhe të paktën unë me fuqinë time do t’i them jo Gjykatës Speciale”, ka thënë Demaku, në RTK.

“Kam parime. Qëndrimin për jo e kam marrë duke menduar edhe sikur të mos isha deputet, sikur të mos isha në një parti politike...”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat