Veseli: Thaçi në 2016 do të jetë president në çdo variant

Kosova

Veseli: Thaçi në 2016 do të jetë president në çdo variant

Më: 22 maj 2015 Në ora: 21:14

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari aktuali i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nëse LDK nuk e zbaton marrëveshje për tu bërë president Hashim Thaçi, atëherë do të shkohet në zgjedhje.

Ai ka thënë se do të pritet deri sa të vije koha e zbatimit të marrëveshjes dhe me pas do të shikohen opsione për këtë çështje. Por, Veseli ka thënë se Thaçi në çdo variant në vitin 2016 do të jetë president i Kosovës.

" Ne kemi një marrëveshje me parterin tonë të koalicionit, LDK-në. Do të shohim se a po e mbajnë këtë marrëveshje.

Nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të shkohet ne kërkim të votës sovrane. Por, unë mund të them se Thaçi do të jetë president në vitin tjetër", ka thënë Veseli për "Ora News".

Ai nuk ka dashur të flas shumë në çështje me postin e të parit të PDK-së, se kush do të jetë në krye të saj pas zgjedhjeve në parti. Veseli vetëm ka thënë se Thaçi vazhdon të jetë kryetar i PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat