Edhe Vitia pastrohet

Kosova

Edhe Vitia pastrohet

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:47

Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me kompaninë Eco-Higjena dhe nën përkrahjen e qytetarëve vitias konkretisht të rinjve dhe Njësitit të Zjarrëfikësev në Viti kanë filluar sot aksionet e pastrimit nëpër lokalitetet të kësaj komune.

Fillimisht në Qytetin e Vitisë janë mbjell lule përskaj të rrugës “Adem Jashari” ku edhe Kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në këtë aktivitet.

Më pas të rinjtë vitias kanë defiluar me pankarta ku janë të shkruara porosi rreth rëndësisë për mbrojtjen e mjedisit dhe mbajtjen e saj të pastër.

Në kuadër të aksionit të pastrimit sot janë larguar edhe disa deponi ilegale të mbeturinave në fshatrat Ramnisht, Beguncë si dhe disa lokalitete të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat