Ja cilët do të jenë ambasadorët e rinj

Kosova

Ja cilët do të jenë ambasadorët e rinj

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:23

Ndërkohë që Vlora Çitaku është propozuar për ambasadore në SHBA dhe Leon Malazogu në Japoni, edhe disa emra tjerë duket se janë përcaktuar për Ambasadorë të Kosovës.

Burimet kanë pohuar se tashmë janë konkretizuar disa emra të rinj për Ambasadorë, që pritet të intervistohen nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, të cilët, nëse kalojnë këtë “test”, dekretohen nga presidentja Atifete Jahjaga.

Kështu, Qëndrim Gashi është propozuar për Ambasador në Paris, Luljeta Vuniqi në Hungari, Albert Prenkaj në Panama, Skënder Durmishi në Mal të Zi.

Ajvaz Berisha, siç pohohet, është propozuar për Konsull të Përgjithshëm në Frankfurt.

Po ashtu, një femër nga LDK është propozuar për Ambasadore në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat