​Pastrohet edhe Liqeni i ndotur i Badovcit

Kosova

​Pastrohet edhe Liqeni i ndotur i Badovcit

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:51

Në hartën për pastrim të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” ishte futur sot edhe hapësira e liqenit të Badovcit.

Aty morën pjesë shumë vullnetarë të cilët u nisën për ta bërë më të pastër liqenin nga i cili furnizohen me ujë një pjesë e madhe e qytetarëve.

Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” iu bashkuan sot edhe institucione e organizata të ndryshme.

Njëra ndër to ishte edhe “Green Art Center Prishtina”, e cila në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe me ndihmën zhytëseve të klubit “Kosova Diving”, larguan mbeturinat nga uji i liqenit të Badovcit.

Nga ky liqen vullnetarët hoqën shishe të thyera, rrjeta të peshkatarëve, kafshë të ngordhura e shumë mbeturina të tjera.

E vështirësi të mëdha për shkak të ndotjes u krijua brenda liqeni, uji i të cilit sipas vullnetarëve ishte shumë i ndotur.

Për aksionin foli drejtuesi i organizatës “Green Art Center Prishtina” Lorik Muçaj, i cili tha se pastrimi anash liqenit kishte sukses.

“Klubet e gjelbra janë siguru që pjesa e gjelbëruar për rreth të jetë e pastër jemi munduar që përmes pastrimit të bregut të liqenit të Badovcit t’i identifikojmë rreziqet e mundshme për qytetarët mbeturinat e ndryshme si shishe të thyera, rrjeta të peshkatarëve, kafshe të ngordhura me qellim që të promovojmë njëherësh edhe rendësin e kujdesit te mjedisit në ujë në liqene të cilat ne i kemi”, tha Muçaj.

Ky i fundit ka falënderuar Forcat e Sigurisë së Kosovës për mbështetjen që ka dhënë me logjistikë, ushtarë dhe vullnetarë të tjerë.

Kjo organizatë ka marrë mbështetje edhe nga zhytësit e klubit “Kosova Diving”, por zhytësit nuk mund të kryenin punën si duhet për shkak të ndotjes së madhe të liqeni dhe dukshmërisë jo të mirë në ujë.

Këtë e tha Besart Kasumi, kryetar i këtij klubi.

“Terreni ka qenë konsiderueshëm i mirë në përgjithësi, por s’do të thotë që duhet me pas qytetar që të mos kujdesen edhe më tutje. Duhet me pas kujdes mos me hodh që ta mbrojmë ketë ambient sa më të pastër”, tha ai.

Bekim Latifi, koordinator i pastrimeve nënujore tha se me rendësi është që porosinë ta dërgojnë në vend.

“Faktikisht pa ambientin e pastër do të stagnojnë në çdo aspekt të mundshëm kështu që shumë rëndësi ka edhe bota nën ujore, ku e njoh për mbi 20 vite dhe mërrem profesionalisht me zhytje dhe sot jemi dal në liqenin e Badovcit ku definitivisht kemi kryer një aksion shumë të mirë”, tha Latifi.

Por gjendja ekzakte në liqenin e Badovcit nuk mund të dihet pa praninë dhe ekspertizën e biologëve nënujorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat