​Shkolla për diplomatë të rinj për herë të dytë në Kosovë

Kosova

​Shkolla për diplomatë të rinj për herë të dytë në Kosovë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:41

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Friedrich Ebert”, organizon edicionin e dytë të Shkollës Pranverore për diplomatë të rinj. Tema e edicionit të sivjetmë është “Kosova dhe rajoni në perspektivën euroatlantike: bashkëpunimi rajonal dhe sfidat e sigurisë”.

Trajnimi njëjavor i diplomatëve të rinj mbahet në Pejë, nga 25 deri më 29 maj të këtij viti.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jahstme, përveç diplomatëve kosovarë pjesëmarrës do të jenë edhe diplomatë nga rajoni (Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria dhe Hungaria) të cilëve gjatë një jave do t’u ligjërojnë profesorë eminentë e diplomatë me përvojë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e ligjëruesve do të jenë edhe ambasadorja amerikane Rosemary A. DiCarlo, ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, ligjërues nga Qendra George C. Marshall, nga Berlini dhe rajoni./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat