Demolli: Turqia kontribuon në shkollimin e pjesëtareve të FSK-së

Kosova

Demolli: Turqia kontribuon në shkollimin e pjesëtareve të FSK-së

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:06

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në takim të përbashkët një delegacion të lartë ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me gjenerallejtënant Erdal Ozturk.

Ministri Haki Demolli tha se bashkëpunimi ynë në kuadër të marrëveshjes bilaterale, është duke u realizuar në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Demolli në takim gjithashtu, shtoi se ministria për FSK dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë të përkushtuara që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen, duke shpreh mirënjohje për kontributin e gjithanshëmqë Forcat e Armatosura të Turqisë po japin si në shkollimin e pjesëtareve, trajnimin e gjithashtu edhe në mbështetjen me pajisje të nevojshme.

Sipas një komunikate të MFSK-së, Demolli ka shprehur konsideratën për kontributin e palodhshëm të Kontigjentit turk në kuadër të KFOR-it që ka dhënë në sigurinë dhe paqen në vendin tonë.

Nga ana e tij, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pasi qe falënderoj gjeneralin Ozturk për vizitën si dhe për urimin për detyrën e re, atë të Komandantit të FSK-së, tha se Forcat e Armatosura të Turqisë në vazhdimësi kanë treguar që janë partner i rëndësishëmpër FSK-në, dhe se kontributi i Ushtrisë së Turqisë në shumë fusha ka qenë i dobishëm jashtëzakonisht për zhvillim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në veçanti, gjeneral Rama shprehu konsideratë për implementimin e planeve të shkollimit, trajnimit dhe mbështetjes të cilat kanë dalë dhe do të dalin edhe në të ardhmen, bazuar në Marrëveshjen Bilaterale që kemi aktualisht.

Gjithashtu, gjenerallejtënant Erdal Ozturk, shef i Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, tha se Forcat e Armatosura dheMinistria e Mbrojtjes, me gatishmërinë më të madhe ka ofruar kapacitetet e saj në të mirë të zhvillimit profesional e operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne,shtoi gjenerali Ozturk, në bazë të planit dhe Marrëveshjes Bilaterale do të shtojmë angazhimet tona që në të ardhmen të rrisim numrin e trajnimeve dhe fushave të trajnimeve, pastaj do të identifikojmë edhe fusha tjera të nevojshme për mbështetjen tuaj në këtë fazë, por edhe në të ardhmen në ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

Pjesë e delegacionit të gjenerallejtënant Erdal Ozturk, ishin edhe gjenerallejtënant Omer Pac, shef i Shëndetësisë në Forcat e Armatosura të Turqisë dhe komandanti i GATA-s(Spital ushtarak), pastaj, kolonel Hasan Aydoglu, atashe ushtarak i Republikës së Turqisë në Kosovë, kolonel Omer Demircioglu dhe kolonel Gyltekin Yarali./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat