“Qëndresa heroike e Jasharajve për liri-rast unik në historin botërore” (Foto)

Kosova

“Qëndresa heroike e Jasharajve për liri-rast unik në historin botërore” (Foto)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:03

Sot, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim përfaqësuesit e Muzeut Historik, të cilët shoqëroheshin nga Hasan Jashari, familjar i Jasharajve, me të cilët bisedoj rreth një ekspozite me fotografi të epopesë së Jasharajve.

Kryetari Agim Bahtiri, tha se e kemi borxh të punojmë për Jasharajt, andaj do t’i shikojmë mundësit tona për të kontribuar rreth kësaj ekspozite. “Ne kemi obligim të punojmë për ta, sepse ata dhanë jetën e tyre për lirin që ne sot e gëzojmë, prandaj ne si komunë do t’i shqyrtojmë mundësitë për të dhënë kontributin tonë rreth kësaj ekspozite”, tha Bahtiri.

Nga Muzeu i Kosovës, Sadik Krasniqi tha se janë të interesuar që përmes ekspozitës “Qëndresa heroike e Jasharajve për liri-rast unik në historinë botërore”, ta prezantojnë në Mitrovicë epopenë e Jasharajve.
Poashtu, ai kërkoi nga Komuna e Mitrovicës, që mundësisht ta organizoj këtë aktivitet, si dhe të mbështesë financiarisht transportin e pjesëmarrësve me rastin e hapjes së ekspozitës.

Ndërsa, Krasniqi falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetje, njëherësh i dhuroj një monografi të qëndresës heroike të Jasharajve./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat