Rreth 1340 semimaturantë lipjanas iu nënshtruan testit të arritëshmerisë

Kosova

Rreth 1340 semimaturantë lipjanas iu nënshtruan testit të arritëshmerisë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:58

Rreth 1340 semimaturantë të komunës së Lipjanit, sot iu kanë nënshtruar testit të arritëshmerisë.
Për ta parë mbarëvajtjen e procesit ka dalur drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani.

Në këtë rast, drejtori Hasani, përderisa i ka vizituar qendrat e testimit në komunën e Lipjanit, në Gjimnazin “ Ulpiana” në Lipjan, i ka uruar sukses të gjithë nxënësve që iu nënshtruan testit, të njëjtën kohë është shprehur optimist se nxënësit lipjanas do të arrin me sukses të kalojnë këtë fazë.
Po ashtu Hasani ka thënë se, procesi i testimit në pesë qendrat ka filluar me kohë, dhe nuk është evidentuar ndonjë vërejtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat