Shala: NISMA nuk e mbështet krijimin e Speciales

Kosova

Shala: NISMA nuk e mbështet krijimin e Speciales

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:41

Partia e Fatmir Limajt nuk do ta mbështes krijimin e Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala. Ky i fundit ka thënë se Nisma për Kosovën është e prerë karshi kësaj çështje.

“Ne si opozitë bashkë më partitë tjera opozitare tashme jemi deklaruar se jemi kundër krijimit të kësaj Gjykatë. Vlerësojmë se krijimi i kësaj Gjykatë është padrejtësi e madhe qe po i bëhet vendit nga persona të caktuar”, ka thënë Shala.

Shala i ka hedhur poshtë raportimet e medieve se NISMA është duke e diskutuar mundësinë e përfshirjes në një listë më PDK-në, në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, kjo po bëhet më qëllim nga PDK, por ai është kategorik se NISMA nuk do t’i bashkohet PDK-së.

I pyetur në rast të ndonjë ofertë nga partnerët qeverisës për tu futur në koalicion më PDK-në dhe LDK-në, deputeti i Nismës ka thënë se ata kanë mundur ta bëjnë qysh në fillim këtë gjë, mirëpo nuk kanë pranuar.

NISMA për Kosovën në këtë legjislaturë ka 6 deputetë. Ajo drejtohet nga ish nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj dhe ish-sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi. Ky i fundit muaj më parë ka dorëzuar mandatin e deputetit, vendin e të cilit e ka zënë nipi i tij, Enver Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat