UP publikon konkursin dhe orarin e provimeve për vitin e ri akademik

Kosova

UP publikon konkursin dhe orarin e provimeve për vitin e ri akademik

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:36

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” , ka njoftuar se menaxhmenti i UP-së ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në njësitë akademike të UP-së për vitin akademik 2015/2016.

Synimi i menaxhmentit është që mësimi për studentët e nivelit baçelor dhe master të fillojë më 1 tetor. Konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime baçelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik.

Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndroje i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më4 dhe 5 shtator.

Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator.

Orari është publikuar në ueb faqen e UP, në vegëzën vijuese:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat