Degradimi në paga i bënë gjyqetaret qe ta shqyrtoin pozicionin e tyre

Kosova

Degradimi në paga i bënë gjyqetaret qe ta shqyrtoin pozicionin e tyre

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:53

Shoqata e Gjykatësve të Kosovës kundërshton ashpër Projektligjin PËR PAGAT QE REALIZOHEN NGA BUXHETI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Me këtë projektligj në mënyrën më flagrante është shkelë parimi I ndarjes së pushteteve dhe barazia ndërmjet tyre. Por po tentohet të krijohet një mos tolerancë edhe në mes të pushtetit gjyqësor dhe atij prokurorijal, për qëllime të caktuara e për ne të pakuptimta.
Formimi i koeficientëve për pagat siç është paraparë në këtë projektligj e degradon pushtetin gjyqësor, dhe, edhe më shumë shton hendekun ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit në njërën anë, dhe gjyqësorit si pushtet i tretë në anën tjetër, por edhe ne mes te sistemit Gjyqësor dhe atij prokurorijal, e qe mos koordinimi I punës në mes këtyre pushteteve do të ndikonte drejtpërdrejtë në mos funksionalizimin e Sistemit të drejtësisë së Kosovës,
Gjyqësori në Kosovë për vite të tëra u la pas dore dhe pa përkujdesje të shoqërisë. Dy pushtetet e tjera ekzekutivi dhe legjislativi por edhe sistemi prokurorilal u favorizuan vazhdimisht dhe rregulluan sipas deshires, pozitën e tyre materiale, kurse gjyqësori duke qenë i degraduar edhe sot e kësaj ditë po vuan pasojat e moskujdesit shtetëror.
Çështja e pagave të gjyqësorit është e rregulluar me Ligjin për Gjykatat dhe në bazë të nenit 29 të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës Supreme pranon pagë ekuivalente me atë të Kryeministrit, kurse të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme pranojnë pagë me atë të një ministri në Qeveri.
Vendosja e koeficienteve shumë të ultë në projektligj dhe mosrespektimi i pozitës së gjykatësit ashtu siç është paraparë me Ligjin për Gjykatat, cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe e kthen atë në vitin 2009.
Shoqata e Gjykatësve të Kosovës kërkon nga institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare që pozita materiale e gjykatësve të mos degradohet. Në të kundërtën do të sjellë pasoja për shoqërinë dhe sistemin demokratik që po synohet te arrihet ne KOSOVE ,dhe cdo gjyqtar do ta shqyrton pozicionin e tij, dhe mund te jetë me pasoja te rënda për sistemin gjyqësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat