OVL e UÇK-së: Të rënët në Kumanovë të varrosen nën përcjellje të FSK-së

Kosova

OVL e UÇK-së: Të rënët në Kumanovë të varrosen nën përcjellje të FSK-së

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:52

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari ka thënë për Indeksonline se trupat e nëntë të vrarëve në Kumanovë duhet të varrosen me nderime të larta ushtarake.

Jashari ka theksuar se si organizatë e dalë nga lufta do të jenë shtylla kryesore e organizimit të varrimit të të rënëve në Kumanovë.

“Ligji për vlerat e luftës në Kosovë parasheh që ata që kanë qenë pjesë e luftës, dëshmorë, veteranë , invalid që varrimi i tyre të bëhet me nderime ushtarake me togun që ka FSK-ja. Në këtë rast ne do të vëmë kontakte dhe do të shohim se cila është mundësia që të varrosen me nderime të larta shtetërore. Ne jo vetëm që do të marrim pjesë në varrim e tyre por edhe do të jemi shtylla kryesore e organizimit të varrimit të këtyre dëshmorëve që kanë ra për të drejtën shqiptare”, ka thënë Jashari.

Ai më pas ka shtuar se këta janë dëshmorë të atdheut kur shihet parasysh se kanë qenë edhe ushtarë që kanë marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në luftën e Preshevës, pastaj edhe në luftën që është bërë në Maqedoni, dhe se kush më shumë se këta e meriton që t’iu bëhet varrimi ashtu siç duhet.

Jashari më pas ka shtuar se këta dëshmorë pas kryerjes së proceduarave të mjekësisë ligjore, duhet të varrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

“Mendoj se duhet ti jepet lamtumira fundit ashtu siç e meritojnë, dhe meqenëse ka qenë e pamundur që të varrosen atje ku e kanë kryer veprën në Kumanovë, duhet të vendosen në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, dhe ti nderojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat