Të vrarët në Kumanovë nuk do të varrosen me nderime shtetërore

Kosova

Të vrarët në Kumanovë nuk do të varrosen me nderime shtetërore

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:50

Kosovarët e vrarë në luftën e Kumanovës nuk do të varrosen me nderime ushtarake për shkak se ligji për veteranët ende nuk ka hyrë në fuqi.

Burime të Indeksonline brenda Kuvendit të Kosovës kanë treguar se ligji ende nuk ka hyrë në fuqi për shkak se ende nuk janë kryer ankesat për listat e veteranëve.

“Ligji për veteranët ende nuk është miratuar për shkak se ende nuk dihet kush ka status veterani. Komisioni Qeveritar për verifikimit e veteranëve ende nuk i ka përfunduar të gjitha listat dhe ankesat, më pas ai ligj votohen në Kuvend dhe saktësohet kush është dhe kush nuk është veteran”, ka thënë një zyrtar i Kuvendit për Indeksonline, që nuk ka dashur t’i përmendej emri.

Projektligji parasheh, pasi të hyn në fuqi, që veteranët e UÇK-së të varrosen me nderime shtetërore dhe ushtarake.

Ligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, në nenin e 9 të këtij projekt ligji që ende nuk e ka marr dritën jeshile nga Kuvendi për tu votuar, thuhet se merr përsipër të gjitha shpenzime e varrosjes dhe me nderime ushtarake.

“9. Shpenzimet e varrimit, të transportit dhe nderimet ushtarake, janë ato shpenzime dhe akte
ceremoniale mortore, të cilat i kompenson Ministria pas procedurave të ekskumacionit dhe
identifikimit të ushtarit të zhdukur të UÇK-së”, thuhet në projekt ligj, por që ende nuk ka hyrë në fuqi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat