Grabovci: E padrejtë të akuzohen vendorët për Gjykatën Speciale

Kosova

Grabovci: E padrejtë të akuzohen vendorët për Gjykatën Speciale

Më: 22 maj 2015 Në ora: 12:55

Kryetari i GP të PDK-së, Adem Grabovci tha kjo çështje nuk e lejon të bëj politikë sepse kjo tejkalon çështjet politike.

“Kemi të bëjmë me vlerë kombëtare dhe me vlerën e luftës së UÇK-së”, tha Grabovci.

Ai shtoi se është e padrejtë që dikush nga vendorët të akuzohet për themelimin e kësaj gjykate dhe se nuk mjaftojnë fjalët që lufta e UÇK-së të dëshmohet si e pastër por duhet edhe të dëshmojmë në gjykatë, të cilës nuk i frikësohemi.Ne nuk mund ta bindim askënd se si të votoj por unë si një ndër themeluesit e UÇK-së, jam i gatshëm ta mbrojë atë.

Ismet Beqiri tha se ekzistojnë dy mundësi, ajo që është nisur vitin e kaluar dhe ta votojmë apo të shkojmë përmes Këshillit të Sigurimit. Unë mendoj që duhet t’i votojmë këto amendamente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat