Gjykata Speciale, pas mbledhjes Këshillin e Sigurimit

Kosova

Gjykata Speciale, pas mbledhjes Këshillin e Sigurimit

Më: 22 maj 2015 Në ora: 12:13

Amandamentimi i Kushtetues dhe votimi i krijimit të Gjykatës Speciale, pritet të bëhet të disa dite pas mbledhjes se Këshillit të Sigurimit, e jo para 26 majit, sic ishte përfolur nëpër media.

Kuvendi i Kosovës do të vendosë të premten e ardhëshme për Gjyjatën Speciale. Këtë e deklaruan burime të sigurta të RTK-së, brenda Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse është paralajmëruar që amandamenti për krijimin e Gjykatës Speciale të dërgohen tek ligjvënësit para datës 26 maj, kur edhe mbahet Këshilli i Sigurimit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ndërkaq, asnjë zyrtarë nga koalicioni qeverisës nuk ka pranuar të flasë nëse deri tani janë siguruar votat e nevojshme për amadamentimin e Kushtetutës, e cila edhe do t'i hape rruge krijimit të Gjykatës Speciales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat