UP: Ja afatet e konkursit për pranim për vitin akademik 2015/16

Kosova

UP: Ja afatet e konkursit për pranim për vitin akademik 2015/16

Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:53

Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton opinionin se Menaxhmenti i UP-së ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në njësitë akademike të UP-së për vitin akademik 2015/2016. Orari është publikuar në ueb faqen e UP.

“Synimi i menaxhmentit është që mësimi për studentët e nivelit baçelor dhe master të fillojë më 1 tetor. Kështu, konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime baçelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik. Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndroje i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 4 dhe 5 shtator. Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat