Specialja, para të martës në Kuvend

Kosova

Specialja, para të martës në Kuvend

Më: 22 maj 2015 Në ora: 08:03

Kuvendi i Kosovës pritet që më së largu të hënën ta ketë para vetes çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së.
Edhe pse zyrtarisht Kuvendi i Kosovës nuk ka njoftuar se kur do të thërrasë seancën plenare për çështjen e Gjykatës, megjithatë burimet e ‘Zërit’ konfirmojnë se ajo do të mbahet para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të parashikuar për të martën më 26 maj.

Por, ajo që dihet, është se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur për sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të vendoset nëse seanca e jashtëzakonshme për Gjykatën Speciale do të mbahet po të njëjtë ditë pasdite, apo të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat