Hasani: Gjykata Speciale s’duhet të kalojë në Kuvend

Kosova

Hasani: Gjykata Speciale s’duhet të kalojë në Kuvend

Më: 22 maj 2015 Në ora: 07:47

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se në asnjë mënyrë Gjykata Speciale nuk duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, deputetët nuk kanë mandat të veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën. Kurse, sa i përket formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, Hasani ka thënë se ky është detyrim dhe s’mund të bëhen pazare me askënd.

Ai për ‘Epokën e re’ tha koalicioni PDK-LDK është bërë për interesa personale. Sipas tij, jetëgjatësia e këtij koalicioni do të jetë deri në momentin kur Thaçi s’do të mund ta realizojë dëshirën për t’u bërë president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat