Sot testohen semimaturantët e Kosovës

Kosova

Sot testohen semimaturantët e Kosovës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 07:23

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta në të gjithë territorin e Kosovës. Testi do të fillojë në orën 10:00 në të gjitha komunat e Kosovës në të cilin pritet të testohen rreth 35 mijë nxënës që kanë mbaruar klasën e nëntë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, në Vushtrri, Skenderaj dhe Drenas.

Ndërkohë, ekipet monitoruese të MASHT-it, tanimë janë nisur nga ndërtesa e ministrisë për në komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat