Kosova nderoi bijtë e saj

Kosova

Kosova nderoi bijtë e saj

Më: 22 maj 2015 Në ora: 07:06

Me flamurin kombëtar, me lot e dorën në zemër duke pëshpëritur fjalën “Lavdi”, qindra kosovarë pritën gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm nëntë trupat e të vrarëve në konfliktin e Kumanovës.

Bashkatdhetarët e të vrarëve kishin dal në magjistralen e Hanit të Elezit që para orës 12:00 të mbrëmjes për pritjen e viktimave.

Me të hyrë në territorin e Kosovës, kosovarët e vrarë në Kumanovë, janë pritur me nderimet më të mëdha nga bashkatdhetarët e tyre.

Kortezhi është përcjellë nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Trupat janë dërguar në këtë institut për një autopsi të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat