Kusari-Lila: Të mos e humbim edhe një rast me aeroportin në Gjakovë

Kosova

Kusari-Lila: Të mos e humbim edhe një rast me aeroportin në Gjakovë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 23:38

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, aeroporti i Gjakovës për veprimtari nuk e rrezikon atë të Prishtinës, në të kundërten e plotëson ofertën e Kosovës për fluturime dhe rrit sigurinë e aterimeve në rast të vështirësive klimatike në Prishtinë.

Madje, ajo thotë se nëse aeroporti i Kukësit operacionalizohet para atij të Gjakovës, atëherë lirisht mund ti paketojmë të gjitha ligjet për investime strategjike dhe ti mbyllim me dry në sirtar.

"Nëse aeroporti i Kukësit operacionalizohet para atij të Gjakovës, atëherë lirisht mund ti paketojmë të gjitha ligjet për investime strategjike dhe ti mbyllim me dry në sirtar.
Faktet janë si vijon:
- Aeroportit të Gjakovës Qeveria Italiane i la asete me vlerë 9 mil €
- Aeroporti i Gjakovës për t'u funksionalizuar nuk kërkon ASNJË ndryshim ligji aktualisht në Kosovë
- Aeroporti i Gjakovës për veprimtari nuk e rrezikon atë të Prishtinës, në të kundërten e plotëson ofertën e Kosovës për fluturime dhe rrit sigurinë e aterimeve në rast të vështirësive klimatike (mjegullës) në Prishtinë.
- Aeroporti i Gjakovës mund të ketë destinim shkollën e fluturimit, Kargo fluturimet dhe aviokompanitë e lira të cilat sot nuk fluturojnë në Prishtinë, por në Shkup.
- Aeroporti i Gjakovës mund të jetë profitabil vetëm nëse shfrytëzohet si hambar dhe ofron disa shërbime mirëmbajtje për avionet që fluturojnë në rajon.
- Më shumë se një vit më parë ish-Kryeministri Thaçi premtoi se shumë shpejt një shtet Evropian do të hap një shkollë të fluturimit në Gjakovë.
- Katër muaj më parë Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, shpalli konkursin për Bordet e ndërmarrjeve publike, përfshi aeroportin e Gjakovës, ndërsa ende asnjë Bord nuk është përzgjedhur.
- Kosova ka nevojë edhe për një aeroport, ndërsa e ka të gatshëm një të tillë dhe mund ta funksionalizojë pa investime shtesë.
- Nëse Kukësi e hap aeroportin para atij të Gjakovës, shanset se do të ketë fizibilitet pozitiv për të funksionalizuar Aeroportin e Gjakovës, janë minimale.
A po presim të na ik edhe një shansë për Kosovën, ta humbin një donacion dhe një investim potencial strategjik?
Lajmi i mëposhtëm fatkeqësisht e paralajmëron disfatën e radhës të një huqje ekonomike për Kosovën dhe Gjakovën.
Në rastin në fjalë, i dyti në garën për aeroportin e dytë, është humbësi i parë. Nëse Shqipëria e arrin të finalizojë aeroportin e dytë, ne jemi humbësi më i madh", shkruan Kusari-Lila në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat