Selimi: Gjykata Speciale kundër luftës çlirimtare (Video)

Kosova

Selimi: Gjykata Speciale kundër luftës çlirimtare (Video)

Më: 21 maj 2015 Në ora: 23:11

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, ka theksuar se “Gjykata Speciale është padrejtësi dhe gjithë kjo që po ndodhë me të, të gjithë e dinë se është e keqja e Kosovës”.
Selimi ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe nuk ka çka të hetohet, duke shtuar se sponsorizuesit e saj (Gjykatës) janë për me njollosë.

Ai ka në emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin, tha se Gjykata Speciale nuk është thjesht kundër protagonisteve të luftës. por kundër luftës se pastër çlirimtare.

Derisa për rastin e Kumanovës, Selimi ka thane se ky rast ka kaluar te një konspiracion i pashembullt ngase Kryeministri nuk është në gjendje të përgjigjet, por prokuroria dhe policia si sponzoruese te qeverise maqedonase i bastisen familjet e te vrarëve pa e ditur askush se si ka ardhur deri te një veprim i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat