Në Viti nis vendosja zyrtare e tabelave të rrugëve

Kosova

Në Viti nis vendosja zyrtare e tabelave të rrugëve

Më: 21 maj 2015 Në ora: 22:33

Në rrugët e të gjitha vendbanimeve të komunës së Vitisë, kanë filluar të vendosen tabelat me emërtime. Kjo po bëhet në kuadër të implementimit të unifikimit të sistemit të adresave, i cili parasheh vendosjen e këtyre tabelave dhe zyrtarisht është vendosur në prani të udhëheqjes komunale sot në parkun e qytetit tabela me emrin e rrugës kryesore Adem Jashari.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm pasi që ka qenë shumë i nevojshëm ngase na kanë munguar orientimet. “Është në shërbim të qytetarëve, identifikim, është shërbim më i lehtë, apo edhe mund ta quajmë decentralizim shërbimi sepse gjitha instancat mund të orientohen m,ë lehtë kur kemi emërtimet e rrugëve. Si komunë jemi të nderuar që jemi përfitues të këtij projekti dhe përgëzoj dikasteret dhe drejtorin e Urbanizmit që kanë bërë hapat e duhur dhe kanë plotësuar standardet”, ka thënë kryetari Haliti. Në vendosjen zyrtare të tabelave të rrugëve, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Agjencionit Katastral të Kosovës. Vendosja e tabelave që ka filluar sot, do të vazhdoj në ditët në vazhdim edhe nëpër gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat