Vazhdon modernizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve në Komunën e Prishtinës

Kosova

Vazhdon modernizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve në Komunën e Prishtinës

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:52

Drejtoria e Administratës e Komunës së Prishtinës mbetet e përkushtuar ne modernizimin dhe digjitalizimit e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prishtinës.
Sot, drejtori i Drejtorisë së Administratës Komunale, Muhedin Nushi në vazhdën e bashkëpunimit me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), respektivisht me Drejtorinë e Rrjeteve dhe Telekomunikimeve ka diskutuar lidhur me avancimin e performancës së Rrjetit të Shtetit dhe të Sistemit të Telefonisë Digjitale në Komunën e Prishtinës.

Deri më tani, ASHI ka pajisur Komunën e Prishtinësg me teknologji moderne të komunikimit (4 Cisco Switch-a,48 porta, POE, modeli 2960, 10 Wirless access Point, ARUBA, 127 IP telefona, CISCO), në një vlerë të përgjithshme prej 22,084.20 Euro.

Gjatë takimit të sotshëm, drejtori Nushi ka shtruar edhe kërkesa të reja ndaj ASHI, të cilat janë pjesë e digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, siç është zgjerimi i rrjetit të internetit dhe “Free WI – FI” në vendet ku ato mungojnë, ndërsa ASHI premtoi se do të përkrahë këto kërkesa që janë në shërbim të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat