Mustafa përkrah aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”

Kosova

Mustafa përkrah aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:43

Kryeministri i Shqipërisë, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët të Kosovës që të pastrojnë ambientet publike. Poashtu, Mustafa ka përkrahur aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”.
“Qytetarë të nderuar,
Nesër Kosova meriton të duket më e pastër, më e rregulluar. Rrugët, trotuaret, deponitë ilegale të mbeturinave, janë hapësira tona. Ato pasqyrojnë kujdesin tone; kulturën dhe edukatën tonë. Të mos bëjmë asgjë më shumë, veç të pastrojmë ambientet publike, ashtu si e mbajmë shtëpinë tonë. Të organizohemi të gjithë, të përkrahim aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”!”, shkruan Mustafa në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat