Gashi: Shkaku i Hajredin Kuçit po na vjen Gjykata Speciale

Kosova

Gashi: Shkaku i Hajredin Kuçit po na vjen Gjykata Speciale

Më: 21 maj 2015 Në ora: 18:24

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Hajredin Kuçi ka dështuar duke qenë ministër i Drejtësisë.

Gashi, në Klan Kosova, ka pohuar se për shkak të dështimeve të Ministrisë së Drejtësisë, po na vjen edhe Gjykata Speciale.

“Kemi kapje te drejtësisë, të shtetit dhe çdo gjëje tjetër. Për LDK-në kjo është sfidë. Drejtësia kosovare ka dështuar dhe kjo na ka sjell Gjykatën Speciale. Hajredin Kuqi ka përgjegjësi për dështimin e drejtësisë, por gjyqësori dhe ministria e Drejtësisë janë të ndara. Kuçi nuk ka arrit të krijoj një drejtësi kualitative dhe ai ka dështuar, sidomos në rastet penale ku dëshmitarët janë kërcënuar”, ka thënë Arben Gashi.

Gashi ka zbuluar se aktualisht nuk është e sigurt nëse do t’i kemi numrat në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale.

deputet i LDK-së tha se opozita nuk e di çka do. “Ata po kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, në vend të shkarkimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat