​Nesër mbahet akademi përkujtimore për Ilir Konushevcin

Kosova

​Nesër mbahet akademi përkujtimore për Ilir Konushevcin

Më: 7 maj 2015 Në ora: 11:30

Nën përkujdesjen e zyrës së Kryeministri të Kosovës, me datën 8 maj në orën 12:00 në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Tiranë, mbahet akademi përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së Gjeneral Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malës. Kurse, homazhet pran varrit të Ilirit behën pas përfundimit të akademisë në varrezat e Sharrës, pran varrit të dëshmorit.

Me këtë është paralajmëruar se në akademi do të marrin pjesë përfaqësues të jetës politike dhe ushtarake nga Kosova dhe Shqipëria. Konushevci dhe Mala u vranë në pritë në Qafë Mali, teksa transportonin me kamion armë për UÇK-në.

Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UCK dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat