Ish-kongresmeni amerikan, Earl Pomeroy viziton Kosovën

Kosova

Ish-kongresmeni amerikan, Earl Pomeroy viziton Kosovën

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar Earl Pomeroy, ish-kongresmen amerikan, të cilin e njoftoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sot, pata nderin të pres në takim, z. Earl Pomeroy, ish kongresmenin amerikan, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë (HDP) me bashkëpunëtorë.
Në takim theksova rëndësinë e mbështetjes së ofruar nga ShBA-ja, për historinë e Kosovës, në veçanti për zhvillimet pozitive aktuale dhe përkrahjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përmes kësaj mbështetjeje, ne kemi arritur të ndërtojmë dhe avancojmë kapacitetet tona në shumë aspekte, hulumtimeve parlamentare, reformimin e procesit ligjvënës, forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës.
Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e ShBA-së duke besuar se transparenca, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi, efikasitetin e administratës kuvendore janë themel i punës tonë të përgjegjshme kundrejt qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë në vend”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat