Ambasada Amerikane i jep mirënjohje Lutfi Hazirit

Kosova

Ambasada Amerikane i jep mirënjohje Lutfi Hazirit

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:18

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka nderuar me mirënjohje kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri e ka pranuar mirënjohjen nga zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Bachus, në kuadër të aktivitetet të djeshëm të Ambasadës Amerikane “Amerika me Kosovën”, të mbajtur në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, mirënjohja i është dhënë për mbështetjen e veçantë të punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së Sektorit Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ICITAP-it në implementimin e programit social në terrenit “Amerika with Kosovo”.

Kryetari Haziri ka falënderuar Ambasadën Amerikane për mirënjohjen si dhe për kontributin e që ka dhënë dhe po jep SHBA për Gjilanin e për Kosovën në të gjitha aspektet, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat