Mot me shi, pritet edhe breshër në Kosovë

Kosova

Mot me shi, pritet edhe breshër në Kosovë

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:53

Nga dita e enjte, temperaturat e larta që mbretëruan ditëve të fundit do të zbresin në vlera më të afërta me vlerat mesatare për muajin maj. Të enjten do të mbajë mot më i freskët, me vranësira dhe shtrëngata me shi, të cilat vende-vende mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
Gjatë mbrëmjes vonë reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat maksimale do të zbresin në 22-23C, era do të fyejë nga verilindja 5-8m/s.

Ditën e premte do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell, me temperatura minimale prej 9C, e maksimale deri në 24C.
Për uikend do të mbajë mot jostabil, me intervale me diell dhe vransira, e në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë edhe reshje lokale shiu, të cilat ditën e shtunë do të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat minimale do të sillen nga 9C-10C, e maksimalet 22-23C. Do të fryejë erë nga lindja-verilindja 2-8m/s.

Ditën e hënë sipas parashikimeve të fundit, edhepse jo shumë të besueshme, pritet të mbajë mot më i freskët, i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të zbresin deri në 15-17C, ndërsa era do të fryejë nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike deri për uikend nuk do të lëviz shumë, ndërsa ditën e hënë do të jetë në rritje deri në 1020mb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat