Uji i Badocit i ndotur

Kosova

Uji i Badocit i ndotur

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:29

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me ekspertë nga Finlanda, përkatësisht profesorë të Universitetit të Savonias për Shkenca Aplikative, ka organizuar një punëtori në fushën e ujërave.

Të punësuar në institucione kosovare të kësaj fushe patën rastin të dëgjojnë ligjërata nga Eero Antikainen, Laura Lankinen dhe Ardita Hoxha-Jaha nga Departamenti i Inxhinierisë Mjedisore nga ky universitet i njohur finlandez, lidhur me sigurinë e ujit të pijes, trajtimin e ujërave të zeza, rreth kontaminimit të tyre nga minierat, bujqësia etj.

Ilir Morina, kryeshef i AMMK-së, duke folur për gjendjen e ujërave të Kosovës duke thwnw se se shumica e lumenjve të Kosovës janë të ndotur, megjithëse gjendja nuk është alarmante.

“Në përgjithësi, lumenjtë e Kosovës janë të ndotur. Me asnjë lumë, pothuajse nuk jemi të kënaqur pasi veprimtaritë e njeriut kanë ndikuar, sidomos derdhja e kanalizimeve që bëhet pa një trajtim paraprak të ujërave të zeza”, shprehet Morina.

Sipas një studimi për cilësinë e ujit të Badocit, nga i cili furnizohet një pjesë e kryeqytetit, i cili u prezantua në këtë punëtori, ka dalë se uji i këtij liqeni akumulues është i ndotur, përfshirë nga ujërat e zeza të fshatrave të afërta që derdhen këtu.

Profesorët e Universitetit të Savonias, të shoqëruar dhe nga kryeshefi i AMMK-së janë pritur gjithashtu në takim nga ministri i Mjedisit, Ferid Agani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat