​Nesër më freskët, në vikend shi

Kosova

​Nesër më freskët, në vikend shi

Më: 6 maj 2015 Në ora: 22:12

Instituti Hidrometeorologjik njofton se që nga nesër do të ketë ulje të temperaturave prej 5 deri në 7 gradë celsius.

"Nga dita e enjte do të ketë ulje të temperaturave për 5 deri 7 celsius, për shkak të rrymave të freskëta të ajrit të cilat vijnë nga ana veriore dhe veriperëndimore e Kontinentit.

Këto masa të ajrit gjatë rrugëtimit do të bartin me vete edhe një sasi të konsiderueshme të lagështisë, për të krijuar kushte të favorshme për reshje të shiut. Reshjet fillimisht do ta përfshijnë pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit për t’u shtrirë më tej edhe në pjesët tjera të vendit.

Reshjet e shiut nëpër disa vende do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9C deri 12C celsius ,kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 23C deri 25C celsius.

Reshje shiu pritet të ketë edhe në fundjavë të cilat gjithashtu do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 2-11m/s", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat